Një kanal vaditës shkak i vrasjes në Divjakë / 25-vjeçari hyri me thikë në lokal, viktima ishte ulur me miqtë (EMRAT)

4
nje-kanal-vadites-shkak-i-vrasjes-ne-divjake-/-25-vjecari-hyri-me-thike-ne-lokal,-viktima-ishte-ulur-me-miqte-(emrat)
Një kanal vaditës shkak i vrasjes në Divjakë / 25-vjeçari hyri me thikë në lokal, viktima ishte ulur me miqtë (EMRAT)

Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.

Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin Besmir Kumria, 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xhesion Toromeni, 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.