“Një këngë kaq e madhe, bastardohet duke u kënduar në brekë” – videoja që po komentohet gjerësisht, reagon Albina Kelmendi

3

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka nxitur reagimin e fortë të këngëtares Albina Kelmendi.

Pamjet tregojnë Egli Tako teksa interpreton këngën e njohur patriotike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, gjatë një performance në një klub nate, e veshur në mënyrë që është konsideruar e papërshtatshme për natyrën e këngës.

Albina, e tronditur nga ajo që pa, ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke shprehur haptazi indinjatën: “M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”

Videoja, e shoqëruar edhe me një koment sarkastik, thotë: “Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke e kënduar në brekë”.

Ky reagim i Albinës ka hapur diskutime të gjera në publik, ku shumë po vënë në pikëpyetje etikën dhe ndjeshmërinë që duhet pasur kur interpretohen këngë me vlera të trashëgimisë kombëtare.