
Pas takimit të tij me Putinin dhe telefonatës me udhëheqësit e NATO-s dhe me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se “të gjithë përcaktuan se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës së tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet direkt në një Marrëveshje Paqeje”.
Në një reagim në platformën e tij “Truth Social”, Trump thekson se kjo do t’i jepte fund luftës dhe do të ishte më thelbësore sesa “një marrëveshje e thjeshtë armëpushimi”.
Presidenti amerikan shton se pati “një ditë të shkëlqyer dhe shumë të suksesshme në takimin me Putin në Alaska”. Trump konfirmon gjithashtu se presidenti ukrainas do të fluturojë për në Uashington DC për bisedime në Zyrën Ovale të hënën.