Një person me aftësi të kufizuara, i dyshuar si pjesë e rrjetit kriminal të drogës! Momenti kur futet në gjykatë me karrocë me rrota! “Kamuflohej” me gjendjen fizike për… (Video)

1
nje-person-me-aftesi-te-kufizuara,-i-dyshuar-si-pjese-e-rrjetit-kriminal-te-droges!-momenti-kur-futet-ne-gjykate-me-karroce-me-rrota!-“kamuflohej”-me-gjendjen-fizike-per…-(video)
Një person me aftësi të kufizuara, i dyshuar si pjesë e rrjetit kriminal të drogës! Momenti kur futet në gjykatë me karrocë me rrota! “Kamuflohej” me gjendjen fizike për… (Video)

Në një nga operacionet më të mëdha antidrogë në qarkun e Elbasanit, një emër i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe autoriteteve.

Shyqyri Bica, një person me aftësi të kufizuara që lëviz me karrocë, është ndër 30 të arrestuarit në kuadër të operacionit “First Day”.

Operacioni u zhvillua në Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh e Prrenjas. Gjatë aksionit u arrestuan 30 persona dhe 14 të tjerë janë ende në kërkim.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për 28 nga të ndaluarit dhe arrest shtëpie për dy të tjerë, përfshirë edhe Bicën. Sipas hetimeve, ai dyshohet se shfrytëzonte gjendjen e tij fizike si “kamuflim” për të shmangur dyshimet, duke pasur rol aktiv në shpërndarjen e drogës dhe ndërmjetësimin me përdorues e shpërndarës të tjerë në Elbasan.

Materialet e sekuestruara gjatë kontrollit, përfshirë lëndë narkotike, armë, municione dhe para tregojnë për një strukturë të mirëorganizuar.

Seanca për vendimin e masave të sigurisë është shtyrë për në 11 shtator 2025, ku do të shqyrtohet edhe kërkesa për Bicën, mes dilemës nëse gjendja e tij fizike do të konsiderohet rrethanë lehtësuese apo jo.