Njerëz që dalin të tmerruar nga banesat/ Publikohen pamjet e tërmetit 8.8 ballë në Rusi! Paralajmërime për cunami në Japoni dhe SHBA

36

Janë publikuar pamjet nga momenti kur një tërmet i fuqishëm godet rajonin e Kamchatka në Rusi. Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, ai ka shkaktuar panik dhe evakuime masive.

Tërmeti me magnitudë 8.8 u regjistrua në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në zonat përreth.

Gjatë orëve të fundit, disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, kanë lëshuar paralajmërime për cunami dhe urdhra për evakuime.

Sipas ministrit rajonal për emergjenca, Sergei Lebedev, pas tërmetit është regjistruar një cunami me lartësi nga 3 deri në 4 metra.

“Të gjithë duhet të largohen menjëherë nga bregdeti”, theksoi ai në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Video 1
Video 2
Video 3