Njomza dhe Rinori bëhen sërish prindër, zbulohet gjinia dhe emri unik i bebit

3

Njomza dhe Rinori, një nga çiftet më të njohur të rrjeteve sociale, kanë shpërfaqur për emocione të forta pasi janë bërë sërish prindër.

Lajmin e ëmbël e kanë ndarë vetë në një postim prekës në Instagram, duke ndarë datën e veçantë kur ka ardhur në jetë djali i tyre, Keyan, më 14 korrik 2025, në orën 15:28.

“Dhe papritur, zemra jonë u bë dy herë më e madhe”, shkrujnë ata krahas fotografisë simbolike, duke treguar përjetimin e lindjes dhe peshën e bebit që është 3270 gram dashuri e pastër.

Ky moment i jashtëzakonshëm është një arritje e madhe për çiftin, i cili tashmë ka një vajzë, Aiyana, që luan rolin e motrës së madhe.

Ajo tashmë mezi pret të ndajë dashurinë dhe kujdesin për vëllain e saj të porsalindur.

Urimet kanë ardhur masivisht nga ndjekësit dhe miqtë e çiftit, duke e bërë këtë familje një nga ato më të dashurat në Instagram. Një detaj që bëri përshtypje ishte mënyra se si ata ndanë emocionet e tyre pas lindjes – një kombinim i dashurisë dhe lumturisë që përlot shumë njerëz.

Njomza, një influencuese në rrjetet sociale, ka ndarë gjithashtu se si përjetimi i kësaj lindjeje është ndryshe nga i parë. “Çdo lindje është e veçantë, por ky është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruash”, tha ajo.

Rinori, nga ana tjetër, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetje nga familja dhe ndjekësit në këtë udhëtim të ri prindëror. Ai ka shtuar se çdo moment është i çmuar dhe se është i lumtur të krijojë kujtime të reja me dy fëmijët e tij.