Nora gati po ‘thehet’ në bel, për t’i realizuar disa fotografi se*si

1

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjen e saj të fundit.

Në një postim të publikuar në rrjete sociale, ajo shihet e veshur me një fustan të bardhë, elegant dhe njëkohësisht joshës, që thekson bukurinë dhe linjat e saj perfekte.

Fustani i bardhë, me dantella dhe detaje të tejdukshme, i jep Norës një pamje engjëllore por edhe sensuale.

Kombinimi i ngjyrës klasike me stilin modern ka bërë që kjo paraqitje të komentohet shumë nga ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për stilin dhe hijeshinë e këngëtares.

Me flokët e lëshuar dhe një grim të lehtë por të sofistikuar, Nora ka treguar sërish pse është një nga figurat më të pëlqyera në skenën muzikore dhe atë të modës. /ORAinfo/