
Dy artistë të dashur për publikun shqiptar, Nora Istrefi dhe Bejta, janë duke përgatitur një bashkëpunim muzikor, i cili pritet të jetë një nga surprizat më të mëdha dhe më të bukura të këtij sezoni.
Ky lajm ka ngjallur menjëherë entuziazëm dhe kureshtje te fansat e tyre, të cilët mezi presin të dëgjojnë rezultatin e këtij kombinimi artistik.
Nora Istrefi, një emër që prej vitesh mbetet sinonim i suksesit në skenën muzikore shqiptare, njihet për stilin e saj unik, zërin karakteristik dhe projektet që gjithmonë sjellin një freski në tregun muzikor.
Nga ana tjetër, Bejta, edhe pse është relativisht i re në këtë industri, ka arritur që brenda një kohe shumë të shkurtër të fitojë zemrat e publikut.
Projektet e tij të deritanishme janë pritur mirë dhe kanë marrë vëmendje të madhe.
Nga sekuenca të shkurtra të publikuara në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram, mund të kuptohet se kënga e re do të jetë ritmike, me një frymë verore dhe me tinguj që sjellin një ndjesi nostalgjie – një përzierje që premton shumë për këtë sezon.