‘Nuk do t’i njohim zgjedhjet’! Berisha: Po afron momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse

1
‘nuk-do-t’i-njohim-zgjedhjet’!-berisha:-po-afron-momenti-kur-pd-do-te-marre-vendimet-perkatese
‘Nuk do t’i njohim zgjedhjet’! Berisha: Po afron momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse

Sali Berisha lajmëroi sot se partia demokratike nuk do t’i njohë kurrë zgjedhjet megjithatë do jetë në Parlament në shtator dhe do të kërkojë komision hetimor për votimet e 11 Majit. 

Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se po afron momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse mbi hapat e ardhshëm, por një gjë është e qartë, theksoi ai, rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet nga opozita.

Ai shtoi se çdo qytetar apo opozitar që pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve, sipas tij, bëhet bashkëfajtor në një farsë që cenon themelet e demokracisë. Po ashtu, Sali Berisha tha se aksionin opozita do ta zhvillojë edhe në parlament.

“Po afrohet momenti kur, PD do të marrë vendimet përkatëse. Një gjë është e sigurt që, PD këto zgjedhje nuk do t’i njohë kurrë. Unë të kuptoj, por të imagjinosh për një moment të njohësh këto zgjedhje, do të thotë të bëhesh bashkëautor në krim, në krimin më të madh elektoral në historinë e Shqipërisë pas 1946. Pas zgjedhjeve pluraliste të vitit 1946 të cilat patën një fat të ngjashëm, por në atë kohë kishim të bënim me diktaturë totalitare, e cila kishte zero tolerancë ndaj pluralizmit, kurse tani kemi të bëjmë me një diktaturë autoritare, e cila e pranon pluralizmin duke e shtypur atë, siç e shihni.

Pra, unë deklaroj këtu se çdo shqiptar, çdo opozitar, që mendon se mund të tolerohen këto zgjedhje bëhet bashkautor në këtë megakrim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e tij të lirisë, të votës së lirë. Kam besim se, shqiptarët do t’i përgjigjen në mënyrën më të fuqishme kësaj farse që Edi Rama më 11 maj. Edhe njëherë theksoj: mjaftojnë këto të dhëna, të cilat faktojnë më mënyrën më absolute angazhimin total të administratës në interes të partisë së krimit, faktojnë ekzistencën e partisë shtet, për të dëshmuar se, këtu nuk kishte zgjedhje, por kishte farsë. U përket shqiptarëve dhe opozitës, të ngrihen me gjithë fuqinë e tyre, të gatshëm për çdolloj, me vendosmëri për çdo betejë për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë…. PD do ta bëjë këtë betejë kudo, kudo…kudo! Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë.”– tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.