“Nuk mbyllet këtu”, gazetari amerikan paralajmëron: Rama nuk shpëton nga afera McGonigal, skandali shkon në Kongres

1
“nuk-mbyllet-ketu”,-gazetari-amerikan-paralajmeron:-rama-nuk-shpeton-nga-afera-mcgonigal,-skandali-shkon-ne-kongres
“Nuk mbyllet këtu”, gazetari amerikan paralajmëron: Rama nuk shpëton nga afera McGonigal, skandali shkon në Kongres

Analisti dhe gazetari amerikan John R. Schindler, deklaroi për gazetaren se Edi Rama mund të jetë i përfshirë në aferën McGonigal.

“Mendoj se mund të jetë i implikuar. Nuk e di se si kryeministri Rama nuk ishte i vetëdijshëm se po e korruptonin McGonigalin. McGonigal këtu është një kriminel. Ai ka marrë ryshfet nga zyrtarë të ndryshëm. Rama duhet ta ketë ditur se McGonigal ishte pjesë e personave që paguante qeveria e tij. Dhe them se shuma që i është paguar do jetë me siguri më e lartë se 225 mijë dollarë.

Unë kam raportuar në bazë të dëshmive të personave se McGonigal ka qenë i përfshirë me biznesmenë shqiptarë, ka qenë i korruptuar nga biznesmenë shqiptarë. Sipas zyrtarëve të FBI, ai mund t’i ndihmonte që të hiqeshin nga listat e sanksioneve, nga listat e zeza apo nga lista e telasheve që iu ishin hapur në Uashington. Mendoj se kjo ishte pjesë e asaj që quhej operacioni i shkundjes.

Sigurisht nga këndvështrimi amerikan, shitja e sekreteve amerikane e komprometon hetimin amerikan dhe kjo është pjesë e një ndjekje penale në SHBA. McGonigal e ka pranuar fajësinë dhe i është dhënë dënimi prej 50 muajsh në burg. Për mendimin tim ai meriton 50 vjet në burg, jo 50 muaj.

Raporti i kësaj jave thekson se McGonigal shkeli betimin e tij për detyrën që kishte marrë, shkeli besimin e popullit amerikan, shkeli po ashtu edhe besimin e FBI-së. Ai është një individ i kalbur dhe publiku amerikan të bëjë pyetjen nëse u korruptua në vitin 2016 apo më përpara? A vepronte vetëm apo kishte edhe zyrtarë të tjerë të korruptuar?” tha Schindler.

Sipas tij, për këtë çështje do ketë hetime të tjera, madje mund të përfshihet edhe Kongresi amerikan.

“Shpresoj që të jetë kështu. Problemi në këndvështrimin amerikan është se McGonigal ka qenë i përfshirë në nivele të larta korruptive me qeveri të ndryshme, dhe kjo pjesë që i takon Shqipërisë mund të humbasë në këtë pazëll. Sepse pjesa që takon Shqipërisë nuk është kaq domethënëse se ajo që i takon Rusisë apo Kinës.

Shpresoj që do ketë edhe më tepër raporte nga Departamenti i Drejtësisë. Nëse nuk e bën Departamenti i Drejtësisë, atëherë Kongresi do bëjë pyetjet e drejtpërdrejta dhe nuk e di nëse Departamentit të Drejtësisë do i interesonte të publikonte se sa keq ka qenë kjo çështje. Në këtë rast të gjithë përgjegjësinë dhe të gjithë punën tjetër e zhvillon Kongresi,” theksoi Schindler.