
Modelja shqiptare, Adrola Dushi vazhdon të mbetet një nga femrat më të komentuara dhe më të pëlqyera shqiptare.
Bukuroshja dhe nëna e një djali ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me imazhet e fundit të publikuara në rrjetet sociale.
Në fotografi, Adrola shfaqet e veshur me një fustan elegant, që thekson linjat e saj trupore, duke mahnitur fansat me thjeshtësinë dhe sharmin që e karakterizon, raporton ORAinfo.
Imazhet e saj brenda pak minutash kanë marrë një mori pëlqimesh dhe komentesh nga admiruesit, të cilët e kanë komplimentuar për bukurinë dhe stilin unik.
Adrola prej kohësh është komentuar edhe për lidhjen e saj me reperin kosovar, Capital T, dhe çifti shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike.
Pa dyshim, çdo paraqitje e saj është një “shkëndijë” e re në Instagram, duke e konfirmuar edhe një herë epitetin si një nga nënat më të bukura shqiptare. /ORAinfo/