“Nuse Kosove”, Rita Haziri mahnit me pamje në veshje tradicionale

3

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Haziri, ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj më të fundit.

Ajo është shfaqur e veshur si “nuse kosove”, me një kostum tradicional që përfshin dimi dhe jelek të punuar me detaje të arta dhe zbukurime tradicionale.

Në një postim në Instagram, Rita ka ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e saj, ku ka shkruar shkurt “Nuse Kosove”, shoqëruar me një zemër.

Veshja e saj elegante dhe e kombinuar me aksesorë tradicionalë dhe flokët e rregulluar me stil e kanë bërë atë të duket madhështore, duke marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit dhe kolegët artistë, raporton ORAinfo.

Rita Haziri, e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe interpretimet emocionuese, ka treguar edhe një herë lidhjen e saj të fortë me kulturën dhe traditën shqiptare.

Kjo paraqitje është një homazh për bukurinë e trashëgimisë sonë kulturore dhe një shembull i shkëlqyer se si tradita mund të ruhet dhe promovohet me stil. /ORAinfo/