‘Onima’ i kundërpërgjigjen Gjestit pas akuzave për bllokim, thonë se janë kërcënuar dhe shantazhuar nga persona të inkriminuar në emër të tij

2
‘onima’-i-kunderpergjigjen-gjestit-pas-akuzave-per-bllokim,-thone-se-jane-kercenuar-dhe-shantazhuar-nga-persona-te-inkriminuar-ne-emer-te-tij
‘Onima’ i kundërpërgjigjen Gjestit pas akuzave për bllokim, thonë se janë kërcënuar dhe shantazhuar nga persona të inkriminuar në emër të tij

Debati mes artistit Gjesti dhe platformës “Onima” ka marrë përmasa të reja, pas reagimeve publike nga të dyja palët.

Gjesti ka deklaruar më herët se po përballet me padrejtësi dhe se nuk mund të publikojë projekte të reja muzikore për një periudhë të pacaktuar, për shkak të problemeve me distributorin e tij të mëparshëm.

Pas këtyre akuzave, ka ardhur reagimi zyrtar nga Erkand Shabani, drejtues i “Onima”-s, i cili shpreh “keqardhje të thellë” për, siç i quan ai, “lajmet e rreme” që janë shpërndarë nga Gjesti dhe menaxhmenti i tij në adresë të kompanisë.
Sipas Shabanit, mosmarrëveshja buron nga dëshira e Gjestit për t’u liruar nga kontrata për shpërndarjen dhe monetizimin e përmbajtjeve artistike — marrëveshje që, sipas tij, është nënshkruar me vullnet të lirë nga vetë artisti dhe mbetet ligjërisht e vlefshme.

Ai shton se kërkesa e Gjestit për shkëputje të kontratës bazohet në një interpretim të njëanshëm, i cili bie ndesh me përmbajtjen e marrëveshjes.

Në një deklaratë të dytë, Onima pretendon se gjatë ditëve të fundit është përballur me “kërcënime, përpjekje për shantazh dhe shqetësime të shumta nga persona të inkriminuar, që veprojnë në emër të Gjestit”, me qëllim detyrimin për të liruar artistin nga kontrata.

Shabani thekson se të gjitha këto veprime janë të dokumentuara dhe se kompania do t’i drejtohet organeve kompetente për zbardhjen e plotë të rastit.

Nga ana e tij, Gjesti ka përsëritur publikisht shqetësimin se kjo situatë po e pengon të ecë përpara me karrierën e tij muzikore dhe publikimin e projekteve të reja, duke lënë të hapur pyetjen se kur fansat do të mund të dëgjojnë krijimet e tij të fundit.

after content