Orari i hershëm mësimor po i dëmton adoleshentët? Ja se çfarë thonë ekspertët

3
orari-i-hershem-mesimor-po-i-demton-adoleshentet?-ja-se-cfare-thone-ekspertet
Orari i hershëm mësimor po i dëmton adoleshentët? Ja se çfarë thonë ekspertët

Kthimi në shkollë sjell një problem të njohur për shumë prindër: si të zgjojnë dhe si të çojnë fëmijët nga shtrati.

Por një shqetësim më i madh është koha e fillimit të orarit shkollor, që është shumë herët për shumicën e adoleshentëve.

Shumica e shkollave të mesme në Pensilvaninë jugperëndimore fillojnë mësimin përpara orës 8 të mëngjesit, që është para rekomandimeve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të cilat sugjerojnë një fillim më të vonë, pas orës 8:30.

Ekspertët e gjumit, përfshirë Dr. Joanna Fong-Isariyawongse, një neuroshkencëtare në UPMC, thonë se ky orar i hershëm ka pasoja serioze për shëndetin dhe performancën e adoleshentëve.

Ata flenë më vonë për shkak të ndryshimeve hormonale gjatë pubertetit dhe prandaj nuk mund të arrijnë të kenë gjumin e nevojshëm. Pamjaftueshmëria e gjumit është e lidhur me rritjen e rrezikut për depresion, ankth dhe, në raste ekstreme, vetëvrasje.

Në vitin 2023, përfaqësuesja Jill Cooper propozoi një projektligj që kërkonte fillimin e orarit shkollor jo më herët se ora 8:15, por ai dështoi në komision. Megjithatë, shqetësimi i ekspertëve është shumë i qartë: një fillim më i vonë mund të përmirësojë shëndetin dhe performancën akademike të adoleshentëve.

Një ndryshim në oraret mund të ketë ndikim të madh, jo vetëm në rezultatet akademike, por dhe në mirëqenien emocionale të adoleshentëve.