
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri po përgatitet për ardhjen në jetë të djalit të saj, ndërsa po shijon momentet e fundit të shtatzënisë me shumë kujdes për veten.
Së fundmi, Dafina ka ndarë në rrjetet sociale pamje ku shfaqet me një ndryshim të veçantë në stilin e flokëve, duke u shfaqur me gërsheta të bukura dhe një pamje të freskët, shkruan Kosovarja.
Kujtojmë se Dafina dhe Kreshniku kurorëzuan dashurinë e tyre vitin e kaluar me një ceremoni madhështore dasme.
Po ju si e komentoni këtë ndryshim në stilin e këngëtares Dafina Zeqiri? A mendoni se ky look i ri i flokëve i përshtatet periudhës së shtatzënisë?