Paketa për Mbrojtjen e Territorit, Rama: Ofensiva kundër ndërtimeve pa leje do zgjasë gjatë gjithë mandatit të ri! Do garantojmë projekte me standarde dhe siguri ndaj mashtrimeve që u bëhen blerësve

3
paketa-per-mbrojtjen-e-territorit,-rama:-ofensiva-kunder-ndertimeve-pa-leje-do-zgjase-gjate-gjithe-mandatit-te-ri!-do-garantojme-projekte-me-standarde-dhe-siguri-ndaj-mashtrimeve-qe-u-behen-bleresve
Paketa për Mbrojtjen e Territorit, Rama: Ofensiva kundër ndërtimeve pa leje do zgjasë gjatë gjithë mandatit të ri! Do garantojmë projekte me standarde dhe siguri ndaj mashtrimeve që u bëhen blerësve

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Paketën për Mbrojtjen e Territorit që pritet të miratohet në parlament sapo të konstitutohet Legjislatura e re.

Rama theksoi në fjalën e tij gjatë prezantimit, se ofensiva e strukturave shtetërore ndaj ndërtimeve pa leje në vend, do vijojë gjatë gjithë mandatit të ri qeverisës. Më tej theksoi se paketa e re ofron garanci për projekte arkitektonike me standarde dhe ofron siguri ndaj mashtrimeve që u bëhen blerësve për objektet në ndërtim.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Do jenë në tryezën e qeverisë së re si ndër vendimet e para.

Dua t’ju bëj me dije se për këtë paketë të re ligjore që do prezantojmë është punuar me shumë intensitet nga një grup shumë i gjerë juristësh dhe me ndihmën e disa deputetëve që kanë pasur aktivitet të lidhur me Komisionin e Ligjeve. I falënderoj ata që kanë marrë pjesë në këtë punë që u zhvillua pa ndalim gjatë gjithë periudhës së verës.

Siç nuk ka asgjë të përkryer nuk është e tillë as kjo paketë, por është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumente të reja për të mbrojtur territorin, duke nisur që nga suksesi përfundimtar i një ofensive që do të zgjasë mbase edhe gjatë të gjithë mandatit të ri për ndalimin pa kthim të çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje, deri tek mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike që gjatë të gjithë kësaj kohë, që kur në Shqipëri ka nisur ndërtimi nga sipërmarrja e lirë, janë deformuar dhe përdhunuar në formën e tyre nga ndërhyrja e ndërtuesve.

Kjo i kthen në formale filtrat që vendosen për të garantuar që projekti plotëson standarde dhe një tjetër pasojë e konsiderueshme, mashtrimi që u bëhet blerësve duke u shitur objektin që ka marrë leje me pamjet specifike, ndërsa në fund fare ai objekt është si një kushëri i largët që sapo ka dalë i qethur e i rruar nga berberi dhe me trupin e deformuar.