
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale pas paraqitjes së saj të fundit ku ajo shfaqet dukshëm më ndryshe.
Pamja e saj e re ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët në komente të ndryshme flasin hapur për një lifting, duke thënë se “i janë fshirë vitet nga fytyra”.
Megjithatë, vetë këngëtarja ka mohuar çdo lloj ndërhyrjeje estetike.
Pavarësisht deklaratës së saj, diskutimet nuk po ndalen dhe fotot e saj të fundit po bëjnë xhiron në rrjete sociale.