Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ka goditur Afganistanin lindor, pranë kufirit me Pakistanin, duke shkaktuar qindra viktima dhe mbi 1500 të plagosur.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat e huaja, helikopterë fluturonin mbi zonat e prekura, ndërsa banorët ndihmonin ushtarët dhe mjekët për të transportuar të plagosurit në ambulanca.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se tre fshatra në provincën Kunar u rrafshuan plotësisht, ndërsa shumë të tjerë u dëmtuan rëndë. Najibullah Hanit, një zyrtar provincial, raportoi për të paktën 250 të vdekur dhe 500 të plagosur, duke paralajmëruar se bilanci mund të rritet.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuar mes rrënojave në provincën Khyber Pakhtunkhëa, në kufirin me Pakistanin, ku shumë shtëpi të ndërtuara me baltë dhe gurë janë shembur nga lëkundjet.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej vetëm 8 kilometrash, ndërsa epiqendra ndodhej 27 kilometra nga Jalalabad, kryeqyteti i provincës Nangarhar.