Pamjet e rënda/ U tërhoq zvarrë, video nga vendi ku u gropos Enver Bajraktari! Trupi u gjet në një arë mbjellë me misër, 1 km larg banesës

2
pamjet-e-renda/-u-terhoq-zvarre,-video-nga-vendi-ku-u-gropos-enver-bajraktari!-trupi-u-gjet-ne-nje-are-mbjelle-me-miser,-1-km-larg-baneses
Pamjet e rënda/ U tërhoq zvarrë, video nga vendi ku u gropos Enver Bajraktari! Trupi u gjet në një arë mbjellë me misër, 1 km larg banesës

Dalin pamjet nga vendi ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.

Viktima ishte groposur në një thellësi prej 2 metrash pas u tërhoq zvarrë në një arë të mbjellë me misër.

Enver Bajraktari u gjet i varrosur më datën 4 gusht në fshatin Baicë të Lipjanit, ndërsa mbetet ende mister ngjarja.

Sipas mediave të Kosovës, trupi i Bajraktarit është groposur në arën e mbjellë me misër që ndodhet 1 kilometër larg shtëpisë së tij.

“Lidhur me rastin e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit se më datë 04.08.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, tha Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala për Telegrafin.

after content