“Panteon i kulturës kombëtare”- Ilir Meta për ndarjen nga jeta të Dhimitër Anagnostit: Trashëgimia e tij, një monument i pavdekshëm në kujtesën e kombit

1
“panteon-i-kultures-kombetare”-ilir-meta-per-ndarjen-nga-jeta-te-dhimiter-anagnostit:-trashegimia-e-tij,-nje-monument-i-pavdekshem-ne-kujtesen-e-kombit
“Panteon i kulturës kombëtare”- Ilir Meta për ndarjen nga jeta të Dhimitër Anagnostit: Trashëgimia e tij, një monument i pavdekshëm në kujtesën e kombit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me dhimbje për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur shqiptar, Dhimitër Anagnosti, duke e cilësuar atë si një nga korifejtë më të mëdhenj të artit dhe kulturës kombëtare.

Në një mesazh ngushëllimi, Meta e vendos Anagnostin në “panteonin e kulturës kombëtare dhe artit të kinemasë shqiptare”, duke theksuar se ai do të mbetet përjetësisht i nderuar për trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme.

“Kineast dhe regjisor i shquar, skenarist e mendimtar, ai na la trashëgim një vepër të ndritur, që do të vazhdojë të frymëzojë gjeneratat e ardhshme, duke u bërë metaforë emblematike e historisë së kinematografisë shqiptare dhe model frymëzues i një brezi krijuesish idealistë e patriotë”, shprehet Meta.

Sipas tij, filmat e Anagnostit, megjithëse të krijuar në një kontekst të caktuar historik, falë vizionit dhe talentit të tij të veçantë, kanë mbetur vepra me mesazhe universale dhe gjithmonë aktuale.

Reagimii i Ilir Metes

Në panteonin e kulturës kombëtare dhe artit të kinemasë shqiptare, Artisti i Popullit, Dhimitër Anagnosti, do të mbetet përjetësisht i nderuar mes korifejve më të mëdhenj.
Kineast dhe regjisor i shquar, skenarist e mendimtar, ai na la trashëgim një vepër të ndritur, që do të vazhdojë të frymëzojë gjeneratat e ardhshme, duke u bërë metaforë emblematike e historisë së kinematografisë shqiptare dhe model frymëzues i një brezi krijuesish idealistë e patriotë.

Filmat e Anagnostit, edhe pse të krijuar në një kohë të caktuar historike, falë vizionit e talentit të tij të jashtëzakonshëm, mbeten vepra universale që përcjellin mesazhe të përjetshme dhe gjithmonë aktuale.

Me pikëllim të thellë u shpreh familjes dhe komunitetit të artistëve ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të këtij personaliteti të rrallë të artit dhe kulturës sonë kombëtare, i cili i dha emër e dinjitet kinemasë shqiptare dhe lartësoi identitetin tonë kulturor.

Trashëgimia e tij e vyer do të mbetet një monument i pavdekshëm në kujtesën e kombit.
Të prehet në paqe! I paharruar kujtimi!