Parashikimi i motit për sot, ja zonat ku priten reshje shiu! Sa do të jenë temperaturat

3
parashikimi-i-motit-per-sot,-ja-zonat-ku-priten-reshje-shiu!-sa-do-te-jene-temperaturat
Parashikimi i motit për sot, ja zonat ku priten reshje shiu! Sa do të jenë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare nga mesdita deri në orët e vona të pasdites, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore.

Në këto zona, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal, ndërsa në relievet e larta malore reshjet mund të shfaqen në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa herë pas here në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare mund të arrijë 8-10 m/s.

after content