Parashqevi Simaku nuk heq dorë nga bashkëshorti

2
parashqevi-simaku-nuk-heq-dore-nga-bashkeshorti
Parashqevi Simaku nuk heq dorë nga bashkëshorti

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, e cila u rikthye në qendër të vëmendjes pas shumë vitesh larg skenës, duket se ende nuk e ka lënë pas historinë e saj të vjetër familjare. Në faqen e saj në Instagram, ajo vazhdon të mbajë mbiemrin e bashkëshortit, edhe pse prej kohësh nuk jeton më me të.

Burime pranë artistes pohojnë se ndarja mes tyre ka ndodhur shumë vite më parë, por divorci ligjor ende nuk është finalizuar, shkruan “Kosovarja”.

Kjo ka bërë që fansat të shtrojnë pyetje rreth vendimit të saj për të mbajtur mbiemrin e tij.

Simaku prej kohësh ka treguar se ka kaluar periudha të vështira në jetën private, por rikthimi në publik dhe interesimi për jetën e saj personale e ka bërë sërish pjesë të lajmeve rozë.