“Parti Enver jemi gati kurdoherë”- Pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën! Rregullorja ‘fluturon’ mbi kokat e ministrave dhe deputetëve

5
“parti-enver-jemi-gati-kurdohere”-pas-miratimit-te-programit-dhe-kabinetit,-opozita-ironizon-mazhorancen!-rregullorja-‘fluturon’-mbi-kokat-e-ministrave-dhe-deputeteve
“Parti Enver jemi gati kurdoherë”- Pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën! Rregullorja ‘fluturon’ mbi kokat e ministrave dhe deputetëve

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate dhe tensione. E parashikuar të ishte maratonë, zgjati vetëm 20 minuta, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan që kryeministri Rama të prezantonte programin.

Pas miratimit me 82 vota të programit qeverisës dhe kabinetit të ri të propozuar nga Kryeministri Edi Rama, tensionet në sallën e Kuvendit u përshkallëzuan. Opozita reagoi me ironi, duke përdorur slogane të epokës komuniste për të sulmuar mënyrën se si mazhoranca po e drejton vendin.

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, ishte thirrja ironike që u dëgjua në sallën e Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës protestuan për mënyrën e miratimit pa debat të programit dhe kabinetit të ri.

Për të shprehur revoltën, deputetët opozitarë hodhën rregulloren e Kuvendit drejt foltores dhe drejt vendeve ku ishin të ulur ministrat dhe kryeministri Edi Rama.