Partia e Lirisë: BE ndërpreu 112 mln euro grante për Bujqësinë, bllokimi i fondeve të IPARD skandal i paprecedentë…

4
partia-e-lirise:-be-nderpreu-112-mln-euro-grante-per-bujqesine,-bllokimi-i-fondeve-te-ipard-skandal-i-paprecedente…
Partia e Lirisë: BE ndërpreu 112 mln euro grante për Bujqësinë, bllokimi i fondeve të IPARD skandal i paprecedentë…

Partia e Lirisë e cilëson një skandal të paprecedentë bllokimin e fondeve të IPARD nga Bashkimi Europian, si një akuzë ndaj qeverisë. Zv/sekretarja e Përgjithshme e këtij subjekti, Brunilda Haxhiu, doli dje në një deklaratë për mediat, ku theksoi se tani zyrtarisht është konfirmuar ndërprerja nga BE e 112 mln eurove grante për Bujqësinë shqiptare. Haxhiu theksoi se BE ka bërë kërkesë të qartë edhe për hetimin e përgjegjësinë për zhdukjen e 35 milionë euro që duhej të shkonin për fermerët dhe përpunuesit vendas. “Bashkimi Europian ka konfirmuar zyrtarisht ndërprerjen e 112 milionë euro grante për Bujqësinë shqiptare. Bëhet fjalë për fonde dhuratë, pa asnjë detyrim kthimi, të cilat ishin të destinuara për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe mbështetjen e fermerëve e agropërpunuesve shqiptarë. Por sot ato janë bllokuar dhe pezulluar pa afat, për shkak të abuzimeve të rënda dhe mungesës totale të transparencës nga autoritetet shqiptare. Bllokimi i fondeve IPARD është aktakuza më e rëndë që një vend që aspiron anëtarësimin në BE mund të marrë për mënyrën se si qeveris dhe keqpërdor fondet publike dhe ndërkombëtare. Ky është një skandal i paprecedent, që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Rajonit.

Asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor nuk është përballur me një ndëshkim të tillë financiar dhe politik nga Bashkimi Europian për shkak të abuzimeve dhe mungesës së transparencës. Serbia, përfiton çdo vit 280 milionë euro nga programet e BE për Bujqësinë, ndërsa Shqipëria humbet fondet për shkak të korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë për të garantuar administrimin e ndershëm dhe të drejtë të tyre. Dy vite kanë kaluar pa asnjë mbështetje për Bujqësinë dhe fermerët shqiptarë, ndërsa edhe dy vitet e ardhshme janë në rrezik të përsëritin të njëjtën histori – zero fonde, zero zhvillim. Kërkesa e Bashkimit Evropian është e qartë: hetim dhe përgjegjësi për zhdukjen e 35 milionë euro që duhej të shkonin për fermerët dhe përpunuesit vendas. Qeveria e Edi Ramës, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë përpjekje për të hetuar zhdukjen e fondeve, por përkundrazi ka rënduar më tej pozitën fermerëve, duke i shtyrë drejt falimentimit total. Në vend që qeveria të reflektojë dhe të marrë masa për të ndihmuar fermerët dhe prodhuesit e vegjël ka zgjedhur t’i godasë edhe më fort”, deklaroi Haxhiu.

after content