
Pak javë pasi Prive By Liberta Spahiu zbuloi identitetin e të dashurës së këngëtarit Jozi, duket se edhe vetë partnerja e tij, Xhoana Toshi ka vendosur të ndajë një pjesë të këtij kapitulli të ri në jetën e saj.
Në një postim në “Instagram Story”, Xhoana publikoi për herë të parë një foto krah Jozit.
Edhe pse ish banori i Big Brother VIP Albania, nuk shihet qartë në fytyrë, detajet e vogla në imazh, dallojnë se personi krah saj është Jozi.
Gjithashtu, vetëm dy netë më parë, Xhoana është parë në njërin nga koncertet e Jozit, duke e mbështetur nga publiku teksa ai performonte përpara fansave të shumtë.
Ky gjest tregon se ajo nuk po i ndahet askund këngëtarit dhe se marrëdhënia e tyre tashmë është bërë zyrtare dhe nuk fshihet më.
Me këtë dalje të parë publike, duket se romanca e Jozit dhe Xhoanës ka marrë një tjetër dimension, duke i bërë ndjekësit e tyre të presin me kureshtje hapat e ardhshëm të çiftit.