
Vetëm pak ditë pasi i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni që u përshkua nga eleganca, emocionet dhe tradita shqiptare, Teuta Rugova dhe bashkëshorti i saj, Agron Gjeloshi, kanë nisur një kapitull të ri të jetës së tyre martesore.
Dasma madhështore u mbajt në Prishtinë dhe solli së bashku familjarë, miq të ngushtë, figura publike dhe personalitete të njohura të vendit, të cilët festuan me çiftin në një atmosferë intime, por tejet të rafinuar.
Nusja, vajza e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, u komentua gjerësisht për pamjen e saj klasike dhe elegancën që përçoi gjatë gjithë ceremonisë.
Menjëherë pas dasmës, çifti ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tyre: të jetojnë përgjithmonë në Zvicër.
Agron Gjeloshi, partneri i Teutës, prej vitesh është i vendosur dhe aktiv në jetën profesionale në këtë shtet, ndërsa burime të afërta konfirmojnë se ata kanë jetuar së bashku atje për afro një vit para martesës.
Momente nga ceremonia u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.