
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia sot ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku ata i bënin pyetje, e ajo përgjigjej.
E padyshim se një nga pyetjet ishte edhe rreth statusit të saj, ku Enca konfirmoi se është ndarë nga i dashuri.
“Hottest single of the moment”, ka shkruar Enca në gjuhën angleze, duke treguar se është single.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, një nga emrat më të përfolur dhe më të ndjekur të skenës muzikore shqiptare, ka zgjedhur rrjetet sociale si një ndër platformat kryesore për të qëndruar afër me publikun e saj.
Me një numër të madh ndjekësish në Instagram dhe platformat e tjera, Enca është ndër artistet më aktive në ndarjen e përditshmërisë së saj me fansat, duke postuar foto, video, dhe shpesh duke komunikuar drejtpërdrejt me ndjekësit përmes sesioneve të pyetje-përgjigjeve.
Ditën e sotme, këngëtarja ka vendosur të zhvillojë një tjetër sesion të tillë interaktiv në Instagram, ku u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të fansave të saj./ORAinfo/