Pas largimit nga Ferma VIP, Gani Gërmia humb familjarin e ngushtë

2

Natën e mbrëmshme, Gani Gërmia, pas disa javësh qendrim në formatin ‘Ferma VIP’, u largua nga ferma si më pak i preferuari i publikut.

Pas kësaj ndodhi, një tragjedi e papritur e tronditi Gërmian, pasi ai humbi një familjar shumë të afërt.

Ganii shpalli me dhimbje se djali i hallës së tij kishte ndërruar jetë, një lajm që ka lënë gjithë komunitetin në trishtim.

Ky lajm ka ardhur në një moment tepër delikat për të, duke marrë parasysh përvojat e tij të fundit në reality show.

Reagimet e fansave dhe miqve të Ganit kanë qenë të shumta, duke shprehur ngushëllime dhe mbështetje për këtë humbje tragjike.

Mijëra njerëz kanë ndarë emocionet e tyre dhe kanë ofruar fjalë ngushëlluese në rrjetet sociale.