Pas martesës së çikës, Shyhrete Behluli fejon edhe mbesën

2
pas-marteses-se-cikes,-shyhrete-behluli-fejon-edhe-mbesen
Pas martesës së çikës, Shyhrete Behluli fejon edhe mbesën

Elira Martinaj, mbesa e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, është fejuar.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo përmes një serie fotografish të publikuara në rrjetet sociale, duke zbuluar edhe momentin kur mori propozimin për martesë.

Fejesa e çiftit ndodhi në një ambient përrallor në natyrë, në qytetin luksoz të Saint-Tropez, në jug të Francës.

Ata zgjodhën një resort elegant me një kopsht të mrekullueshëm, ndërsa në sfond dukej qetë dhe hijshëm bregdeti i bukur francez.

Për këtë ditë të veçantë, Elira kishte zgjedhur të vishte një fustan në ngjyrë të gjelbër të çelët, me prerje të lirë dhe një detaj shamie të varur, që i jepte një elegancë të veçantë.

Flokët i kishte lënë të thjeshta, të krehura butë, duke reflektuar një stil të natyrshëm dhe të rafinuar njëkohësisht.

“Një jetë e tërë kështu”, shkroi Elira në postimin e saj.