Pas një muaji në spital, ish-ministri i Ramës rikthehet në qelinë e paraburgimit

2
pas-nje-muaji-ne-spital,-ish-ministri-i-rames-rikthehet-ne-qeline-e-paraburgimit
Pas një muaji në spital, ish-ministri i Ramës rikthehet në qelinë e paraburgimit

Gjendja shëndetësore e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka pësuar përmirësim dhe ai është rikthyer në qelinë e tij në burgun e Durrësit.

Beqaj ishte shtruar në QSUT që më 12 korrik, pasi paraqiti simptoma si temperaturë e lartë dhe infeksion në lëkurë. Pas trajtimit mjekësor, gjendja e tij është stabilizuar, duke lejuar kthimin në ambientet e paraburgimit.

Ish-ministri ndodhet në paraburgim në Durrës prej më shumë se një viti dhe po gjykohet për dosjen e njohur si “Sterilizimi”, ku akuzohet për shpërdorim detyre. Rasti lidhet me vendime të dyshimta administrative dhe menaxhim të parave publike gjatë kohës që Beqaj mbante postin e ministrit të Shëndetësisë.