Pas shpalljen në kërkim të aktorit Vis Pupa, reagon Bardhi: Bota sillet, sa isha në Big Brother është ngutur duke folur për dikë që s’e njeh

15

Pas lajmit që tronditi opinionin publik lidhur me shpalljen në kërkim ndërkombëtar të aktorit të njohur shqiptar, Vis Pupa, dhe bashkëshortes së tij, Belina Pupa, ka reaguar edhe këngëtari i njohur Bardhi, duke ndarë një mesazh publik emocional në rrjetet sociale.

Çifti Pupa dyshohet për kultivim të bimëve narkotike dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike. Sipas mediave, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe ndalimin e tyre, ndërsa hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me institucionet australiane.

Në një InstaStory, Bardhi ka shprehur keqardhje për situatën ku ndodhet aktori, duke kujtuar se Vis Pupa ka qenë një prej figurave të tij të preferuara gjatë fëmijërisë. Ai thekson gjithashtu se gjatë kohës kur ishte pjesë e formatit “Big Brother VIP”, Vis kishte shfaqur publikisht mbështetje për të.

“Kur isha në shtëpinë e Big Brother-it, ai postonte për mua. Tani, ndjej ta bëj të njëjtën për të – së paku një fjalë të mirë”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

Reagimi i tij kulmon me një fjali që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale: “Tash po ta shkruj unë: Free Elvis – me arsye”.

Mesazhi i këngëtarit është pritur pozitivisht nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar si një gjest të ndjeshëm solidariteti dhe respekti për kontributin artistik që Vis Pupa ka dhënë ndër vite. /Telegrafi/