Pas urdhër-arrestit për Arbenitën, Fero ‘arratiset’ në këtë vend

1
pas-urdher-arrestit-per-arbeniten,-fero-‘arratiset’-ne-kete-vend
Pas urdhër-arrestit për Arbenitën, Fero ‘arratiset’ në këtë vend

Vetëm pak orë pasi u raportua se Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli, ish-bashkëshortit të saj, reperit të njohur Fero, nuk i ka munguar një reagim i tërthortë në rrjetet sociale.

Në një postim në Instagram, Fero ka ndarë një video nga një vend bregdetar, ku shihet deti dhe horizonti nën një qiell gri.

Pamja e qetë e ujit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët po e lidhin me zhvillimet e fundit mes tij dhe Arbenitës.

Edhe pse nuk ka bërë asnjë koment të drejtpërdrejtë për urdhër-arrestin ndaj ish-bashkëshortes, postimi i tij është interpretuar si një mesazh simbolik, duke lënë të kuptohet se ai ndodhet larg zhurmës mediatike dhe në një vend pushimi pranë detit.

Po ju, si mendoni?

after content