Pas urdhërarrestit ndërkombëtar, Arbenita Ismajli reagon në rrjetet sociale

3
pas-urdherarrestit-nderkombetar,-arbenita-ismajli-reagon-ne-rrjetet-sociale
Pas urdhërarrestit ndërkombëtar, Arbenita Ismajli reagon në rrjetet sociale

Arbenita Ismajli, ish-bashkëshortja e reperit nga Kosova Fero, ka reaguar në rrjetet sociale pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar ndaj saj nga autoritet e drejtësisë në Prishtinë.

Duket se modelja ka zgjedhur që të injorojë situatën ligjore, duke postuar dy video në Instagram ku në të parën shfaqet duke dëgjuar dhe shijuar muzikën e këngëtares Rihanna, e ndërsa në videon e dytë tregon se po argëtohet me një mace.

“Di çdo këngë të Rihannës fjalë për fjalë”, shkruan ajo.

Kohët e fundit pas divorcit me Feron, situata mes tyre ka qenë e acaruar, me akuza të forta nga ana e reperit ndaj saj, nënës së vajzës së tij.

Sipas raportimit të mediave në Kosovë, dyshohet se lëshimi i urdhërarrestit lidhet me mosrespektimin e vendimit të gjykatës në lidhje me takimet përcaktuara të Feros me vajzën e tij, e cila është nën kujdestarinë e modeles.

after content