Pedri poston foto në Instastory me këngën e Taynas

3
pedri-poston-foto-ne-instastory-me-kengen-e-taynas
Pedri poston foto në Instastory me këngën e Taynas

Kënga “Si Ai” e këngëtares së njohur nga Kosova, Tayna, i ka kaluar kufijtë shqiptarë duke u bërë e famshme edhe në botë.

Duket se kjo këngë hit i ka pëlqyer edhe yllit të Barcelonës, Pedri, shkruan Express.

Mesfushori spanjoll në fakt e ka bërë një postim në Instastory, ku fotografisë së tij, ku shihet në fushën e blertë, ia ka përcjellë këngën e artistes së njohur kosovare, siç mund ta shihni më poshtë.