Për vdekjen e stilistit Festim Isufi, reagon për herë të parë edhe Agnesa Vuthaj: Trashëgimia jote le të jetojë në çdo kujtim

6

Ish-Miss Kosova dhe sipërmarrësja e njohur, Agnesa Vuthaj, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes tragjike të kreatorit të modës, Festim Isufi.

Përmes një postimi emocional në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Vuthaj ka ndarë një fotografi me të ndjerin, shoqëruar me fjalë prekëse për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit të saj të ngushtë.

“Lamtumirë, Festim! Do të të kujtoj gjithmonë për forcën tënde të heshtur, shpirtin krijues dhe butësinë me të cilën e jetoje jetën. Trashëgimia jote le të jetojë në çdo kujtim, çdo vepër dhe çdo frymëzim që na ke dhënë. Pusho në paqe” – ka shkruar ajo.

Festim Isufi dhe Agnesa Vuthaj njiheshin për bashkëpunimet e suksesshme në fushën e modës, duke sjellë disa koleksione të përbashkëta që lanë gjurmë në skenën e modës kosovare. Përveç punës kreative, dyshja kishin ndarë edhe projekte të përbashkëta në biznes.

Humbja e dizajnerit të talentuar ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin artistik dhe atë të modës në Kosovë, ku shumë kolegë e miq po vazhdojnë të shprehin pikëllimin dhe respektin e tyre për të ndjerin.

Festim Isufi u varros të shtunën në Gjilan, ndërsa ende po priten sqarime të mëtejshme rreth rrethanave të ndarjes së tij tragjike nga jeta.