Përleshje mes shqiptarëve dhe tunizianëve në Itali, dy të plagosur, një në gjendje kritike

1
perleshje-mes-shqiptareve-dhe-tunizianeve-ne-itali,-dy-te-plagosur,-nje-ne-gjendje-kritike
Përleshje mes shqiptarëve dhe tunizianëve në Itali, dy të plagosur, një në gjendje kritike

Dy grupe, shqiptarë dhe tunizianë, u përleshën në Itali, ku sipas raportimeve, shkaku i sherrit ka shumë mundësi të ketë qënë për ndarjen e territorit.

Si pasojë e përleshjes, dy persona u plagosën, njëri prej tyre një 28-vjeçar shqiptar, i cili është në gjendje kritike dhe po mbahet në spitalin Baglieri në Modica.

Të shtënat ndodhën sot rreth orës 14:00 në sheshin qendror Piazza Gramsci në Scicli.

Gjatë rrëmujës, të dy grupet u përplasën dhe ndoqën njëri-tjetrin.

Karabinierët nga stacioni i Scicli-t dhe kompania Modica po hetojnë rastin.