Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë rreth orës 14:00 në fshatin Gimaj të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka pësuar defekt gjatë lëvizjes, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit, shtetasi A.B., të humbasë kontrollin.
Si pasojë, automjeti është përmbysur ndërsa për pasojë ka mbetur i plagosur pasagjeri, shtetasi M.N.
Ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.