Përmbyset makina, drejtuesi transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë

3
permbyset-makina,-drejtuesi-transportohet-me-helikopter-te-trauma-ne-tirane
Përmbyset makina, drejtuesi transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në lagjen 4 të Korçës. Mjeti drejtohej nga shtetasi Olger Themeli, i cili ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku më pas makina është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se Olger Themeli ka mbërritur aty në gjendje kritike për jetën dhe për shkak të dëmtimeve të rënda, ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

after content