
Moderatorja e njohur Arbana Osmani vijon të ndajë herë pas here momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit në rrjetet sociale.
Pak orë më parë ajo ka publikuar një foto të vajzës së bashku me vjehrrën e saj, ku kjo e fundit shihet si një gjyshe e përkushtuar dhe plot dashuri, shkruan Kosovarja.
Ky gjest i thjeshtë por domethënës, tregon se Arbana gëzon një marrëdhënie të ngushtë dhe të harmonishme me familjen e partnerit të saj veçanërisht me vjehrrën.
Ky moment i ndarë nga Arbana u prit ngrohtësisht nga ndjekësit, të cilët vlerësuan gjestin dhe atmosferën familjare që ajo përcjell.