Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal, 2 persona të plagosur

1
perplasen-dy-makina,-njera-perfundon-ne-kanal,-2-persona-te-plagosur
Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal, 2 persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Çerrik, në afërsi të kryqëzimit të Jagodinës.

Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në kanalin me ujë në anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

after content