Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 52-vjeçari me dy identitete i dënuar për trafik droge në Itali (Emri)

5
pjese-e-nje-organizate-kriminale,-arrestohet-52-vjecari-me-dy-identitete-i-denuar-per-trafik-droge-ne-itali-(emri)
Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 52-vjeçari me dy identitete i dënuar për trafik droge në Itali (Emri)

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Operacionalja 65”. Në pranga është vënë një 52-vjeçar banues në Peqin, i dënuar në Itali me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 65”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Peqin, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi: Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, 52 vjeç, banues në Peqin”, thuhet në njoftimin e policisë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 03.04.2023, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.