Plagosi vëllanë me thikë pas sherrit dhe dha dëshmi të rreme, njëri arrestohet dhe tjetri merret nën akuzë

1
plagosi-vellane-me-thike-pas-sherrit-dhe-dha-deshmi-te-rreme,-njeri-arrestohet-dhe-tjetri-merret-nen-akuze
Plagosi vëllanë me thikë pas sherrit dhe dha dëshmi të rreme, njëri arrestohet dhe tjetri merret nën akuzë

Sherri mes dy vëllezërve përfundon me plagosjen e njërit prej tyre me mjet prerës thikë, por të dy kanë fshehur ngjarjen e rëndë që mund të përfundonte në tragjedi.

Policia e Komisariatit nr. 6 në Kombinat të Tiranës arrestoi autorjn e dyshuar dhe mori nën akuzë të plagosurin për dëshmi të rreme. I dëmtuari pasi mori mjekimin në spital, është kthyer në banesën e tij, dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet arrestuan shtetasin B. H., 49 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, vëllezër, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 49-vjeçari ka goditur me një mjet prerës vëllanë e tij, ndërsa ky i fundit ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të policisë, duke mos treguar të vërtetën mbi ngjarjen”, thanë burime zyrtare pas hetimeve paraprake mbi dinamikën dhe shkaqet.

Mbeten të paqarta rrethanat, edhe pse policia tha se krimi ka motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta, kurse hetimet i ndjek Prokuroria e Tiranës.