Plehrat vetëm në orare të caktuara, ndryshe gjobë e menjëhershme! Ja bashkia që po ndryshon rregullat

1
plehrat-vetem-ne-orare-te-caktuara,-ndryshe-gjobe-e-menjehershme!-ja-bashkia-qe-po-ndryshon-rregullat
Plehrat vetëm në orare të caktuara, ndryshe gjobë e menjëhershme! Ja bashkia që po ndryshon rregullat

Bashkia e Lezhës ka nisur zbatimin e një rregulli të ri për menaxhimin e mbetjeve, duke përcaktuar orare të caktuara për hedhjen e tyre. Duke filluar nga kjo verë, bizneset duhet të hedhin mbetjet në intervalin 20:00 – 23:00, ndërsa qytetarët vetëm gjatë orës 19:00 – 21:00.

“Eshtë konstatuar se disa nga këto kontejnerë janë plot dhe jashtë orarit të caktuar nga bashkia. Është bërë e mundur evidentimi se ëkush është shkaktari i ndotjeje.”, tha Jurgen Marku, Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Lezhës.

Sipas bashkisë së Lezhës në zonat problematike janë vendosur edhe kamera sigurie për monitorim ku janë identifikuar biznese që hedhin mbetje jo vetëm jashtë orarit të caktuar, por edhe në tokë, edhe pse koshat janë bosh. Për subjektet që nuk respektojnë vendimin ka penalizime.

“Është evidentuar se ndotjen e bëjnë subjektet. Shumë nga subjektet janë njoftuar dhe ka pasur edhe subjekte që kanë marrë masa nga policia bashkiake.”

Sipas bashkisë së Shkodrës, problematike mbetet edhe hedhja e inerteve.

“Ndotja ndodh edhe nga qytetarët ashtu edhe nga subjektet. Për të bërë të mundur bashkia lezhe për të bërë të mudnru që cilido që ka interte të njoftojë numrin e vënë mnga bashkia Lezhe.”

Ky vendim pritet të sjellë një ndryshim të dukshëm në standardet e pastërtisë në qytet, duke permirsuar imazhin por edhe duke ndikuar në disiplinimin dhe përgjegjësinë qytetare për një qytet më të pastër.