Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Prishtinë, ku Muhamet Matoshi u vra me plumb në kokë.
Mësohet se një konflikt i çastit për një vend parkimi, është bërë shkak për ngjarjen e rëndë. Gjatë debatit, Xhemajl Nuhiu mori një armë zjarri dhe e qëlloi në kokë Muhamet Matoshin. Viktima u dërgua me urgjencë në QKUK, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë.
Pas krimit, i dyshuari u largua me makinën “Mercedes” në drejtim të paditur dhe ende vijon të jetë në arrati. Për rastin janë marrë në pyetje disa dëshmitarë, ndërsa hetimet për kapjen e autorit vazhdojnë.