Plumba dhe panik pranë lokalit të dasmave, ja kush janë autorët që u përplasën me policinë (Video+Emrat)

1
plumba-dhe-panik-prane-lokalit-te-dasmave,-ja-kush-jane-autoret-qe-u-perplasen-me-policine-(video+emrat)
Plumba dhe panik pranë lokalit të dasmave, ja kush janë autorët që u përplasën me policinë (Video+Emrat)

Dy grabitës me armë shkëmbyen zjarr me policinë, e cila u vu në ndjekje të tyre më orët e para të mëngjesit të para katër ditëve. Për pasojë njëri prej tyre, i identifikuar si Ardit Domi mbeti i plagosur, ndërsa Lorenc Çali pasi minutash të tërë rezistencë u arrestua nga policia.

Sipas burimeve policore mbrëmjen e 20 gushtit në sektorin Rinia ishte vjedhur një automjet dhe pas denoncimit të pronarit, patrullat ishin vënë në ndjekje të tij.

Pa u mbushur as 24 orë nga vjedhja e makinës, në një pikë karburanti në Sukth ndodhi një grabitje me arme. Punonjësit nën kërcënimin e armës iu morën lekët e xhiros dhe grabitësit u zhdukën pa gjurmë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Cifligut në Sukth policia mori telefonatë nga drejtuesi i një automjeti G CLas, I cili tha se dy persona të maskuar dhe armatosur tentuan t’i grabisnin makinën, por ai u largua me shpejtësi.

Në këto moment, forcat e policisë pikasën automjetin e vjedhur në sektorin Rinia dhe u vunë në ndjekje të tyre dhe në ndjekje e sipër grabitësit shkëmbyen zjarr me policinë.

Automjeti u rrethua në afërsi të Vorës, te rrethrrotullimi ku shumë pranë vendit të ngjarjes, në një lokal në zonë po zhvillohej një dasmë.

Për më shumë se 20 minuta, edhe pse të rrethuar, refuzuan të dorëzoheshin, derisa polica ndërhyri dhe trasportoi Domin në spital ndërsa Çali u vu në pranga.

Policia ndihmoi më pas dhe dasmorët që të largoheshin nga ambientet e restorantit pa probleme. Domi dhe Çali, nga fshati Bilalas Shijak, ishin kontigjentë të njohur për policinë kryesisht në fushën e vjedhjeve.

Njoftimi i Policisë

Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.

Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi Ardit Domi, 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetër, shtetasi Lorenc Çali, 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.

Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.