
Eshtë arrestuar Altin Lekegega, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur këtë të mërkurë në Durrës.
Ngjarja ndodhi pas një sherri për një vend parkimi në Hamallaj, ku Liridon Rama u qëllua me armë zjarri nga Lekgega. Pas ngjarjes autori arriti të arratisej duke u larguar me një makinë tip “Toyota Yaris”. Por arratia e tij ka marrë fund pas gati 5 orësh. Altin Lekegega u arrestua nga policia dhe ndodhet në komisariatin e Durrësit ku edhe po merret në pyetje për ngjarjen.
Nga informacionet paraprake mësohet se ai ka pohuar se gjithçka kishte ndodhur për shkak të një konflikti që nisi për një vendparkimi. Ndërkohë, 28-vjeçari Rama raportohet se ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.