“Po më arrestojnë!”- Deklarata kontradiktore e ish zv.drejtorit të AKSHI-t që u zhduk pa gjurmë, Berisha: E ka plumbin pas veshit! Nuk flet dot

3
“po-me-arrestojne!”-deklarata-kontradiktore-e-ish-zv.drejtorit-te-akshi-t-qe-u-zhduk-pa-gjurme,-berisha:-e-ka-plumbin-pas-veshit!-nuk-flet-dot
“Po më arrestojnë!”- Deklarata kontradiktore e ish zv.drejtorit të AKSHI-t që u zhduk pa gjurmë, Berisha: E ka plumbin pas veshit! Nuk flet dot

Kreu i Partisë Demkratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën kontradiktore të ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, i cili u zhduk një ditë më parë pas asnjë gjurmë për rreth 10 orë, duke alarmuar familjarët.

Denoncimi për zhdukjen e tij u bë nga e ëma, e cila në polici ka deklaruar se i biri i kishte dërguar një mesazh partneres së tij, ku shkruante “po më arrestojnë”.

Ndërkohë, pasi rreth 10 orësh kur Shima është kthyer në banesë, mësohet se ka deklaruar se është larguar me dëshirë, pas një sherri që ai pretendon se ka pasur me partneren.

LEXO EDHE: “Do kishim skema si ajo e Jan Prengës apo Ervis Martinajt”- Zhdukja e mistershme e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Sali Berisha tregon prapaskenat: U rrëmbye dhe u mbajt peng në një bodrum mafie, por ja si shpëtoi gjallë

Kryedemokrati është shprehur se Shima e ka ndryshuar deklaratën, pasi sipas tij, rrezikon jetën nëse tregon të vërtetën.

“E ka plumbin pas veshit, pa atje që mund ta varrosnin të gjallë në bodrum, i thanë që s’po ta bëjmë këtë, po i thanë që po fole…”, u shpreh Berisha.

Berisha: Hape gojen po deshe. E ka plumbin pas veshit, pa atje që mund ta varrosnin të gjallë në bodrum, i thanë që s’po ta bëjmë këtë, po i thanë që po fole… A flet Lefteri, e qep. Kaloi një dosje, kaloj ajo e Porto Romanos, thirrën Alqin, do thërrasin Lefterin, por ai e qel.

Elvis Doçi ne qeli ia përcaktoi kushtet se çfarë pëson po foli për Ramën, e njëjta dhe me Veliajn. Nuk flet dot! Nuk bënte dot deklaratë tjetër ai, tani nuk flet. Po të ishte njëri i lirë del dhe falenderon mediat që e ndoqën çdo minute gjendjen e tij dhe e shpëtuan. Nuk e injoruan. Nuk flet dot tani.