Ilir Alimehmeti ka folur për procesin e shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai u shpreh se procedura nuk është ndjekur sipas ligjit dhe se në këtë proces ka pasur shkelje të qarta.
“Nga krahu jonë patjetër ka shkelje sepse nuk duhet t’i kthente përgjigje sekretari i Këshillit Bashkiak, Megi Fino. Pra, ai ia drejton Këshillit Bashkiak kërkesën, duhet t’i kthejë përgjigje kryetari. Sepse kryetari i Bashkisë ka të drejtën e vet të paraqitet te Këshilli sa herë të dojë. Kështu është ligji. Ai është në burg, që do të thotë duhet t’i drejtohet Drejtorisë së Burgjeve apo Prokurorisë që të paraqitet, e merr s’e merr i takon atyre institucioneve”, tha Alimehmeti.
Ai shtoi se çështja nuk ka të bëjë me afate kohore, por me faktin se sipas tij po tentohet të fshihet i gjithë procesi.
“Nëse do të ishte çështje kohe, pra sa ditë përpara, sa ditë mbrapa, unë mendoj se nuk do të kishte pasur një problem të madh sot, por nuk është puna këtu. Ata tani duan të fshehin të gjithë dreqninë që kanë bërë, t’i hedhin një rrogoz sipër dhe të bëjnë sikur nuk ka ekzistuar kurrë Erion Veliaj. Do ta harrojnë ata, të gjithë do ta harrojnë, se filluan që sot në komisionet ligjore. Ishin ata që e sulmuan më shumë se e kemi sulmuar ne tre vite”, u shpreh Alimehmeti.
Sipas tij, iniciativa për shkarkimin e Veliajt është marrë nga mazhoranca dhe jo nga opozita. “Ata po e shkarkojnë, nisma është e tyre, ata po i vënë firmat”, deklaroi Alimehmeti.
Ai vijoi duke theksuar se problemi nuk është vetëm për një çështje afatesh kohore, por për tentativën për të “fshirë” përgjegjësitë: “Nëse do të ishte çështje kohe, pra sa ditë përpara, sa ditë mbrapa, unë mendoj se nuk do të kishte pasur një problem të madh sot, por nuk është puna këtu. Ata tani duan të fshehin të gjithë dreqninë që kanë bërë, t’i hedhin një rrogoz sipër dhe të bëjnë sikur nuk ka ekzistuar kurrë Erion Veliaj. Do ta harrojnë ata, të gjithë do ta harrojnë, se filluan që sot në komisionet ligjore; ishin ata që e sulmuan më shumë se e kemi sulmuar ne tre vite.”
Alimehmeti theksoi edhe kufijtë e kompetencave të Këshillit Bashkiak. “Këshilli Bashkiak nuk ka tagër të komandojë Prokurorinë, Drejtorinë e Burgjeve, Ministrinë e Drejtësisë, por ka të drejtën t’i çojë një kërkesë.”
Ai shprehu për Klan News dyshime se po përpiqet të fshihet edhe materiali viziv: “Kam mendimin se ata kanë ndryshuar se çfarë do të thonë. Njëri element është ky, dhe elementi tjetër që është i sigurt është që ata po mundohen ta fshijnë gjithçka, ta zhdukin. A ka mundësi që t’ua heqin të gjitha pamjet nga interneti, të gjitha videot?”