Polici përplaset nga automjeti teksa kalonte vijat e bardha

1
polici-perplaset-nga-automjeti-teksa-kalonte-vijat-e-bardha
Polici përplaset nga automjeti teksa kalonte vijat e bardha

Një punonjës policie në Shkodër është përplasur mbrëmjen e sotme nga një automjet ndërsa po kalonte në vijat e bardha për të shkuar në shërbim, duke pësuar dëmtime që kërkuan ndërhyrje mjekësore.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani” të Shkodrës, një punonjës policie është përplasur nga një automjet ndërsa po kalonte në vijat e bardha për të shkuar në shërbim.

Sipas burimeve zyrtare, automjeti drejtohej nga shtetasi B. N., i cili dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin, duke goditur P. K., 60 vjeç, punonjës policie.

I lënduari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al

after content