Policia “lan gjak*n” e derdhur në rrugë me gjoba, 11 viktima nga aksidentet për muajin gusht

2
policia-“lan-gjak*n”-e-derdhur-ne-rruge-me-gjoba,-11-viktima-nga-aksidentet-per-muajin-gusht
Policia “lan gjak*n” e derdhur në rrugë me gjoba, 11 viktima nga aksidentet për muajin gusht

Gushti i 2025-shit ka rezultuar një muaj tragjik në rrugët e Shqipërisë, me 11 viktima vetëm në 20 ditët e para të muajit. Përtej humbjes së jetëve, shqetësuese mbetet fakti se masat e policisë duket se janë më shumë simbolike sesa efektive.

Dje, më 24 gusht, dy motra, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, humbën jetën në Sarandë. Ato kishin dalë për një kafe me shoqen e tyre, Antonela Zhupa, e cila mbeti e plagosur. Autori i aksidentit, 23-vjeçari Kevi Norra, specialist në Ministrinë e Brendshme, drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe po kryente një parakalim të gabuar

Pavarësisht se qytetarët shpesh denoncojnë shkeljet e tilla, policia duket se zgjohet vetëm pas tragjedive.

Tragjedi të tjera

Fier: Tre viktima, përfshirë një 15-vjeçar që humbi jetën pas një aksidenti pranë Qafës së Koshovicës dhe 38-vjeçarin Gazmend Gropa, i cili u përplas në aksin Fier-Patos. Një aksident tjetër më 6 gusht mori jetën e një drejtuesi në rrethrrotullimin e Levanit.

Shkodër: Më 18 gusht, në Kryebushat, një aksident ku dyshohet parakalim i gabuar, mori jetën e Altin Lulit, 47 vjeç, ndërsa familja shpëtoi mrekullisht.

Durrës: Një viktimë nga aksidentet rrugore.

Berat: Një viktimë, 29-vjeçari Ornel Caushaj, i cili humbi kontrollin e makinës, partnerja dhe vajza e tyre shpëtuan.

Vlorë: Një aksident me pasojë vdekjen e një personi.

Shkaqet kryesore të aksidenteve: parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave dhe mosrespektimi i rregullave, sidomos gjatë sezonit turistik kur rrugët mbushen me automjete.

Ndërkohë sot Policia Rrugore ka dalë me njoftime për vendosjen e gjobave administrative për drejtuesit që kryejnë parakalime të gabuara, duke u përqendruar tek shifra e gjobave (mbase e normatuar) dhe jo tek parandalimi i aksidenteve fatale.